Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk ka asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.


Rama ka shkruar në Twitter se as Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD.

“Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, ka shkruar ai.