Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet në Komunikacion. Një ditë kushtuar miliona personave që kanë humbur jetën tragjikisht në rrugët nëpër botë në vitet e fundit.
Çdo jetë e humbur e njeriut shkakton pikëllim dhe dhimbje për anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë e personit të ndjerë, por edhe për shumë të tjerë, ndërsa jetët e humbura të njerëzve të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion kanë peshë shtesë, sepse humbjet dhe lëndimet në komunikacion janë ngjarje të papritshme, të dhunshme dhe traumatike.
Çdo vit, 1.3 milion persona në mbarë botën e humbin jetën në aksidente të komunikacionit, ndërsa 20 deri në 50 milion persona lëndohen. Kjo do të thotë se, si pasojë e aksidenteve në komunikacion, çdo ditë vdesin mbi 3.500 persona, përkatësisht në çdo 25 sekonda një person e humb jetën në aksident të komunikacionit.
Sipas statistikës, një pjesë e madhe e viktimave dhe personave të lënduar në aksidente të komunikacionit janë fëmijë dhe të rinj. Në mbarë botën, çdo vit e humbin jetën në aksidente të komunikacionit rreth 400.000 të rinj deri në moshën 25 vjeç, përkatësisht rreth 1.100 të rinj në ditë.
Aksidentet e komunikacionit janë shkaku kryesor i vdekjes për personat e moshës 15 deri në 19 vjeç, shkaku i dytë i vdekjes për personat e moshës 10 deri në 15 vjeç, si dhe 20 deri në 24 vjeç dhe shkaku i tretë i vdekjes për personat e moshës 5 deri në 9 vjeç.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur në aksidente të komunikacionit është në rënie. Në aksidente të komunikacionit çdo vit lëndohen mijëra persona!
Për të tërhequr vëmendjen për pasojat tragjike të aksidenteve të komunikacionit, për të nderuar viktimat dhe për të solidarizuar me familjet e tyre, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi pasojat fatale të sjelljes së papërgjegjshme në komunikacion, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar rezolutë që bën thirrje për javën e tretë të nëntorit për të shënuar Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet në Komunikacion.
Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet në Komunikacion ka për qëllim të kujtojë të gjithë personat e vdekur në aksidente të komunikacionit, t’i përkujtojnë ata, por edhe t’i ndërgjegjësojë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në mënyrë që ata të mendojnë për përgjegjësinë e tyre, si dhe për pasojat e aksidenteve të komunikacionit.


Të mos harrojmë se çdo vit viktima të reja, të vdekur dhe të lënduar u shtohen miliona personave që tashmë pësojnë si pasojë e aksidenteve të komunikacionit.
Prandaj KRSKRR-ja bën thirrje: “Të zvogëlojmë statistikën e zezë në rrugë, ta bëjmë komunikacionin më të sigurt, të fillojmë nga vetja, nga gabimet tona dhe nga sjellja jonë në komunikacion.
Është koha! Të zgjojmë vetëdijen dhe të themi
STOP VDEKJES NË RRUGË!“
#Vozitmepërgjegjësi
#DitaBotëroreePërkujtimittëViktimavengaAksidentetnëKomunikacion