Zaev: Sot kujtojmë heroizmin e atyre që luftuan për Shkupin

Kryeministri Zoran Zaev përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shkruar për 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit.Ai thotë se sot kujtojmë heroizmin e atyre që luftuan për Shkupin.


“Ditë kur para 77 viteve luftëtarët e Divizionit çlirimtar popullor të 42-të dhe 50-të dhe Brigada e Maqedonisë, si dhe nga njësitë tjera partizane, u bënë pjesë e operacioneve përfundimtare për çlirim të okupimit fashist dhe për realizimin e ëndrrës për shtetin e tyre dhe të pavarur, me Shkupin si kryeqytet. Është një ditë kur e kujtojmë heroizmin, kur ne i përulemi viktimave, luftëtarëve dhe popullatës civile të cilët së bashku me partizanët luftuan për çdo rrugë të qytetit tonë, dhe kujtohemi në gëzimin e shkupjanëve dhe të çlirimtarëve për flamurin e zhvilluar të lirisë në ish Shtëpinë e oficerëve”, shkruan kryeministri Zaev në “Facebook”.