Voziste 205 km në orë, gjobitet nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nga të cilët vetëm ditën e djeshme janë sanksionuar 283 shoferë. Prej tyre, 28 shoferë kanë vozitur 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 shoferë mbi 70 km/h më shumë se e lejuara. Kështu që 110 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vendet e banuara, ndërsa 173 të tjerë jashtë vendeve të banuara.


Aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat në komunikacion dhe të kontribuojnë për rrguë më të sigurta.