Në Shqipëri po qarkullon edhe njq tjetër virus i cili po prek fëmijët. Sipas mjekëve infeksioni i quajtur duar-këmbë-gojë po vihet re më së shumti tek grupmosha nga një deri në dhjetë vjeç.

“Fillon me infeksionin e gojës, pastaj infeksioni kalon tek gishtat e duarve dhe këmbeve që janë si flluska me ujë që pas dy javësh plasin dhe nuk ngelin shenje. Ky lloj infeksioni në 2-3 ditët e para nuk ka shenja klinike fare nga jashtë, por gjatë kësaj periudhe fëmija është transmetues dhe infekton gjithë grupin”.

Por si përhapet ky virus?

“Virusi përhapet përmes ajrit, gjatë kollitjes përpos spërklave, gjatë prekjes së objekteve që fëmijët kapin me njëri-tjetrin dhe ata më të vegjël që këto objekte i fusin në gojë dhe përhapet në grup”.

Mjekët pediatër rekomandojnë mbajtjen e fëmijës në shtëpi. Sipas tyre, as të rriturit nuk janë imune ndaj këtij virusi./tvklan