Një 38-vjeçar është shpëtuar, pas 54 orësh i bllokuar në shpellë në Uells. George Linnane, pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë thyerje të këmbës, nofullës dhe klavikulës, gjatë kalvarit të tij të makthit në Brecon Beacons.


Ai ishte bllokuar të shtunën pasi pësoi një rënie rreth orës 13:00 . Miqtë e kanë përshkruar atë si ‘stoik’ dhe një ‘djalë të besueshëm’ që nuk ka gjasa të rrezikojë.

Nëna e tij ka falënderuar vullnetarët heronj që i shpëtuan jetën pasi operacion i madh i shpëtimit përfundoi dje me sukses.