Topi i volejbollit i përdorur në filmin “Cast Away” u shit për 308,000 dollarë

Topi i volejbollit i përdorur në filmin e vitit 2000 “Cast Away”, është shitur në ankand për një vlerë marramendëse prej 308,000 dollarë.


Filmi paraqet Tom Hanksin si një të mbijetuar të vetmuar, të mbërthyer në një ishull të shkretë. Topi, të cilin personazhi i tij e quan Wilson, përshkruhet si miku i tij i vetëm.

Topi fillimisht ishte krijuar për t’u dukur i ndotur dhe kaloi shumë kohë në ujë gjatë xhirimeve, sipas Prop Store, që është shtëpia e ankandit që e shiti atë.

Hanks u nominua për Oscar për aktorin më të mirë në filmin e Robert Zemeckis. Mirëpo, ylli i filmit humbi nga Russell Crowe për rolin e tij në filmin Gladiator.

Gjatë filmit, Hanks flet me Wilsonin si një mënyrë për të mbajtur mendjen e shëndoshë ndërsa lufton për të mbijetuar.

Shitja vjen pasi Prop House shet mbi 1,100 pjesë të relikeve të tjera të filmit, duke përfshirë veshjen e veshur nga Will Ferrell në filmin “Elf” të vitit 2003.