Deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21 është shprehur i bindur se Qeveria aktuale ka 61 deputetë.


Shton se emri i deputetit të 61-të do të mësohet së shpejti.

“Qeveria ka 61 deputetë, do ta kuptoni së shpejti kush është deputeti i 61-të”, tha Rexhepi.

Ai ka deklaruar edhe se Lëvizja Besa vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë edhe pse ditë më parë, ministri dhe dy zëvendësministrat e kësaj partie dhanë dorëheqje.

Ditë më parë kujtojmë se edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, pjesë e Qeverisë deklaroi se Qeveria ka 61 deputetë, duke mos zbuluar as ai se cili është deputeti i 61-të.