“Është shumë publike që Alternativa është në bisedime për koalicionim”, është shprehur i bindur deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21.


Ka shtuar edhe se kjo parti, është duke pritur te dera e Qeverisë për t’u bërë pjesë e shumicës aktuale.

“Alternativa pret te dera për të hyrë në Qeveri. Nuk e kuptoj pse ne të dalim”, tha Rexhepi.

Ndërkohë është shprehur edhe se Qeveria tashmë ka 61 deputetë, duke mos zbuluar se cili është deputeti i 61-të.