Raportohet për viktima në përplasje të reja në kufirin Armeni-Azerbajxhan

Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përplasje ushtarake në kufirin e përbashkët të martën dhe kanë akuzuar njëra tjetrën për fillimin e konfliktit krah tensioneve mes dy kombeve ish-sovjetike që kishin zgjatur 6 javë vitin e kaluar mbi Nagorno Karabakhun.


Ministria e Mbrojtjes armene akuzoi ushtrinë azerbajxhanase për hapje të zjarrit mbi pozicionet armene, duke vrarë një numër të paspecifikuar të trupave dhe kapjen e 12 ushtarëve. Qeveria e Azerbajxhanit ndërkohë akuzoi Armeninë për “provokim të gjerë” në kufi.

Deputeti armen Eduard Aghajanyan u tha gazetarëve se 15 ushtarë armenë u vranë nga përplasjet e të martës, por deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar, raporton AP. Ushtria azerbajxhanase tha se dy ushtarë të saj janë lënduar.

Armenia dhe Azerbajxhani janë bllokuar në mosmarrëveshjen mbi rajonin e Nagorno-Karabakhut, rajon që shtrihet në Azerbajxhan, por që ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë të mbështetur nga Armenia që nga lufta separatiste që përfundoi më 1994.