Ramosaj: Autori i krimit të kapet sa më parë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është shprehur i tronditur pas lajmit tragjik për sulmin ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona.


“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.