Quçuk: Besoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk kanë alternativë

Të gjithë politikanët të cilët duan që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë rajoni të jetë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, punojnë për zhvillim pozitiv. Besoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk kanë alternativë. Suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses për të gjithë rajonit dhe sukses për BE-në, deklaroi sot në Shkup eurodeputeti Ilhan Quçuk.


Si raportues për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Quçuk tha se punon në mënyrë aktive, si me partitë qeveritare ashtu edhe me opozitën, si dhe se ka takime të shpeshta edhe me përfaqësues nga sektorit civil.

“Po vjen një raport, i cili do t’i pasqyrojë tendencat pozitive në vend, por edhe atë që duhet të bëhet në muajt në vijim, reformat, të cilat duhet të thellohen. Me të vërtet besoj se në diplomaci nuk ka pik[, ka vetëm presje. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet diplomatike dhe politike për të arritur qëllimin, i cili është shumë më i madh se sa që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të kenë marrëdhënie të mira. Ka të bëjë me lëvizjen e të gjithë rajonit drejt BE-së”, tha Quçuk, pas vizitës në SHF “Ismail Qemali” së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis bashkësive, Artan Grubi dhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

E shihni, theksoi Quçuk, deri ku mund të çojë një krizë midis dy vendeve.

“Kemi krizë midis Serbisë dhe Kosovës. Ka krizë mes Republika Srpska dhe Bosnje e Hercegovinës, nuk na duhet kjo. Kemi nevojë për një rajon të fortë që do të jetë i lidhur në mënyrë civilizuese, ekonomike, arsimore dhe kulturore me NATO-n dhe BE-në”, deklaroi Quçuk.

I pyetur për mundësinë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Quçuk tha se çdo mundësi duhet të shqyrtohet dhe të punohet në të.

Megjithatë, ai theksoi se Marrëveshja bazohet në besimin e ndërsjellë dhe mënyra e vetme që të korrigjohet besimi dhe të kthehet në tryezën e negociatave dhe prandaj u bëri thirrje të gjitha palëve të shqetësuara për anëtarësimin euroatlantik të tërë rajonit ta bëjnë këtë.

“Nuk kemi nevojë një nacionalizëm ta ngritë një nacionalizëm tjetër. Kur ka nacionalizëm nga ana e Shkupit, i njëjti nacionalizëm ngrihet nga ana e Sofjes. Nacionalizmi nuk është argument, ai nuk mund të jetë forca lëvizëse në shekullin 21. Mbrojtja dhe respektimi i vetëm i të drejtave të njeriut, duke i përfshirë të drejtat e pakicave dhe pjesëmarrjen e të gjithëve në një proces të barabartë dhe të barabartë demokratik mund të garantojë shkallë më të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, deklaroi Quçuk.