Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se një grup prej 43 shtetas të Afganistanit dolën nga Maqedonia e Veriut për shkak se për ata u përgatit dokumentacioni i nevojshëm për hyrje në vend të tretë.


Ata shtojnë se institucionet e vendit gjatë gjithë qëndrimit të tyre u mundësuan përkrahjen e nevojshme, ndërsa shpenzimet janë mbuluar nga organizatat ndërkombëtare.

“Këto civil u shpëtuan në operacionin e madh ndërkombëtar për ndihmën e punonjësve në misionet humanitare, demokratike, paqësore dhe ndërkombëtare, aktivistë të organizatave të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë si dhe familjet e tyre dhe ishin në rrezik nga regjimi i ri taliban në Afganistan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në fund thuhet se në vend qëndrojnë 505 shtetas nga Afganistani, ndërsa nga Maqedonia e Veriut deri tani kanë dalë 128 persona të cilët kanë siguruar vendbanim në Francë, Greqi, Irlandë, Portugali, Brazil dhe SHBA.