Qeveria, në seancën e 119-të ka shqyrtuar dhe ka pranuar Planin e reviduar operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.


Me planin e korigjuar Operativ janë siguruar mjete shtesë për programet aktive dhe masat për punësime ne ribalancin e Buxhetit të RMV-së në vlerës prej 284.960.000 që të përforcohet qasja në politikat aktive për tergum e punës, në vecanti për të papunësuarit me kualifikim të ulët dhe personat nga kategoritë e cënueshme sic është parashikuar me Planin Aksional për realizimin e rekomandimeve nga konkluzionet e përbashkëta të Dialogut Ekonomiko-Financiar nga Korriku i vitit 2021.

Nga mjetet e përgjithshme të parashikuara për këtë destinim 36.900.000 denarë dedikohen për Programin 1, respektivisht për mbështetje të vetëpunësimit (sipërmarrësisë) për 115 vetëpunësime, 153.750.000 denarë për masën e subvencionimit të pagave për 674 persona shtesë të papunë, për implementimin e pilot-masës së re për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit në Rajonin Planor të Lindjes për 300 të papunë në vlerës prej 73.800.000 denarë si dhe 15.289.200 denarë për masën e punësimit dhe rritjen e subjekteve juridike për 127 punësime shtesë.