Ejup Berisha


Porosi gratis për politikanët e ri shqiptar uleni shpejtësinë marramendëse që ta arrini efikasitetin dhe suksesin në politikë

Politika nuk bëhet me shpejtësi të kompeticionit F1 apo të garave me makina të shpejta Ferrari. Politika e shqiptarëve në Ballkanin
Perendimor flas për politikat që po zhvillohen gjatë dy dekadave të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe në Shqipëri kanë fituar në dinamikë apo në shpejtësi por të njejtat kanë humbur në cilësi.E kombet e përparuara dhe të civilizuara orvaten për arritjen e cilesisë e jo vetemse për rritjen e dinamikës apo të shpejtesisë në politikë. Jorastësisht thuhet se në jetën e përditshme kush ngutet të njëjtit i vie aromë e pakëndëshme dhe e padurueshme plehu e kush e ka durimin fiton sepse e gjenë rrugën e vërtetë të shpëtimit, zhvillimit dhe të përparimit, kjo gjë duhet të vlenë edhe për politikat e shqiptarëve të rajonit. Shqiptarët këtu në këtë nënqiell asnjëher nuk kanë vepruar në mënyrë kaq kaotike, të pamatur dhe shumë rutinore siç po veprojnë kohëve të fundit në ambientet e tyre politike ku po veprojnë. Kjo e dëshmon axhamillëkun apo fëmijërinë politike të disa politikanëve të ri shqiptar të cilët po bëjnë hop pasi që të bien në tokë me koke e jo me kembë.në vend që ta bëjnë të kundërtën të bëjnë hop dhe të kërcejnë sigurtë. Me rastin e dytë mendoj se do të dëshmohej pjekuria e tyre politike që është e domosdoshme dhe e nevojshme për të arritur rezultate të duhura me të cilat arrihen rezultate të duhura dhe të domosdoshme dhe do ta sjellnin cilësinë në politikë. Prandaj politkanët e ri duhet ulur dhe bërë një permbledhje të levizjeve, veprimeve dhe akteve të fundit të tyre politike dhe të njëjtët duhet të nxjerrin përfundime të shendosha dhe të duhura se ku dërgon saktë kjo mënyrë e të vepruarit të shpejtë kaotik politik të tyre. Pasiqë në të kundërtën unë mendoj se pa to humnera është e pashmangshme. Në politikë fitues janë vetëm ata politikan të cilët veprojnë me kokë plot tru që nënkupton ata të cilët veprojnë me mençuri, me intellegjencë dhe me arsye, ndërsa humbës janë ata që veprojne me inercion, me shpejtësi, pa plan dhe pa strategji adekuate në politikë.Prandaj elita e politkanëve të ri shqiptar duhet korrigjuar veprimtarinë e deritashme politike të tyre e cila nuk ka dhënë dhe nuk po jep rezultate efikase dhe konkrete në tentimet e tyre për largimin e elitave të politikanëve të vjetër shqiptar nga skena politike qëndrore. Në Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare u shënua një përparim dhe një fitore e madhe me largimin e elitave të vjetra nga skena qëndrore politike me të cilin veprim u sollën në pushtet elitat e politikanëve të ri shqiptar të shkolluar, të paisur me intelegjence e dije të cilët premtuan dhe dhanë shpresë për ndryshime përmes rikthimit të demokracisë së shmangur nga politikanët e mëparshëm. Por ne zgjedhjet e fundit lokale më konkretisht në rrethin e parë të tyre politikanët e ri u ballafaquan me rezultat të dobët zgjedhor. Ndërsa arsyetimi i qytetarëve të Kosovës për këtë është se nuk ka rezultate nga qeverisja e tyre edhe përkundër premtimeve të mëdha për risi dhe ndryshime. Kjo është bindje dhe çasje shumë e gabuar pasiqë në politikë nuk mund të bëhen ndryshime të shpejta, të pritshme e të domosdoshme dhe ate për pak muaj qeverisjeje sepse egzistojnë vështërsi, pengesa dhe sfida të vendosura nga ish elitat politike të cilat nuk mund të eliminohen dhe të tejkalohen aq shpejtë dhe shumë lehtë.Prandaj veprimi me shpejtësi me ngutje dhe me inercion do të mund ti risjell në pushtetin lokal partitë politike që e vodhën shtetin, i keqtrajtuan qytetarët e Kosoves si dhe patën qëllimin e errët që ta coptojnë teritorin e shtetit krejt kjo për ti ruajtur karrierat e tyre të dështuara politike. Prandaj kujdes kend se kend do ta votojnë qytetarët shqiptar të Kosovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e diel me 14 Nëntor, të shpresojmë se zgjedhësit kosovar nuk do të shmangen nga partitë të cilat premtojnë reforma dhe me teper liri e demokraci apo me konkretisht do tu japin edhe një mundësi elitave të politikanëve të rinj në krye me nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani që edhe më tej ta udhëheqin politikën e Kosovës edhe në nivel lokal. Kur jemi te elita e politkanëve të ri shqiptar këtu në RMV unë u drejtohem atyre të cilët duan të etablohen në skenën politike qendrore. Këta pra duhet ti shmangen shpejtësisë dhe rutinës gjatë procesit të politikbërjes meqë këtu në RMV. po ballafaqohen me një sistem politik jo të shëndoshë, joliberal , jodemokratik, dhe tepër të rrezikshëm. Pra në skenën politike kemi etablimin e sistemit politik Dallaveristik që jo vetëm për veprim por edhe për filozofi të vetme të qeverisjes i kanë gënjeshtrat dallaveret dhe manipulimet.