SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM “-TETOVË


Nga: Behare Shabani-Neziri/ TETOVË

Më 12.11.2021, në sallën e Fakultetit të arteve të bukura të Universitëtit të Tetovës, para artdashësve të fjalës së shkruar – poezisë, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum “, realizoi me sukses Festivalin tradicional mbarëkombëtar poetik “Festat e Nëntorit” dhe, Portretin letrat për poetin z. Daim Iljazi.

Para se të merrte fjalën moderatorja poetja dhe njeherit edhe anëtarja e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, si djelli kur i derdh rrezet e tij mbi tokë, brenda sallës filluan të dëgjohen tingujt e violinës nga violinistja tetovare zonjusha Lulesa Pajaziti e, më pas moderatorja në fjalë shpalosi programin e natës së parë të festivalit, duke i noftuar të pranishmit se festivali poetik natën e parë e fillon me portretin letrar e, më pas me orën poetike – Odeoni i poezisë, që ka edhe karakter garues.

Hapjen e manifestimit e bëri Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum“-Tetovë, zonja Behare Shabani-Neziri, e cila, pasi i përshëndeti të pranishmit e në veçanti poetët si dhe krijuesit e rinj, ndër të tjera, tha: të nderuar të pranishëm dhe poetë të nderuar, ju që sot na riktheni në vitet e nëntorëve të qëndresës sonë kombëtare, nëpër faqet e kujtesës, me poezitë e juaja e në vëçanti ju, krijues të rinj, që dëshmoni se odeoni i poezisë, njejtë si odeoni i nëntorëve, kurrë në trojet tona nuk do të heshtin në kërkim të asaj, që i mungon popullit tonë, për ta thënë fjalën e fundit: ne, jemi të bashkuar, ne kemi liri. E, më pas, si sytë që kurrë nuk dinë t’i ndalin shikimet, që kërkojnë të humburën ndër shekuj, me zërin e saj, që thua se burronte nga gurra e qëndresës sonë konëtare para të pranishmëve, tha: e shpall të hapur festivalin poetik “Fesat e nëntorit”, Festival që na i rikujton tre data historike:

1. Nëntorin e Skëndërbeut

2. Nëntorin e Manastirit, dhe

3. Nëntorin e Falmurit

Ndaj, uroj dhe shpresoj, që të ndjeheni mirë me odeonet e poezive dhe, të njiheni me poeretin letrar të nominuar për këtë vit z. Daim Iljazi.

Më pas, Kryetarja zonja Behare Neziri, tha: më lejoni, që të falënderoj:

Ministrinë e Kulturës,

Komunën e Tetovës, dhe

Universitetin e Tetovës, për ndihmën që na e dhanë, që ta realizojmë këtë manifestim tradicional të Shoqatë sonë.

Për rëndësin e këtij festivalit poetik mbarëkombëtar “Festat e Nëntorit”, fjalën e mori Sekretari i Shoqatës së Shkrimarëve “Oeneum”, z Rami Kamberi, i cili, para se të filloj të thotë fjalët e tij për rëndësinë e këtij festivali, së pari, para të pranishmëve e prezentoj z. Flora Brovina, humanisten dhe simbolin e gruas, nënës dhe femrës shqiptare, të cilën e pagëzoi Flora e Dardanisë, si lejenjoftimi para tetovarëve, duke thënë: kam nderin si shqiptar, që, për Florën Dardane ta them atë, që është dashur ta thonë të gjithë ata e ato, që ecnin pas hapave të saj, për t’i dëshmuar mbarë njerëzimit të botës se në Dardani si gjithmonë ndër mileniume shqiptaret kanë qenë kështjellat më të madha të qëndresës kombëtare, duke shkuar përtej kësaj, për të arritur te fjalët më brilante, se: po të mos ishin Florat, Shotat e shumë e shumë burrëresha të tjera, sot, s’do të ishim ne e, s’do të kishim as atdhe.

Më tej, vazhdoj me fjalët: Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum“-Tetovë, me festivalin tradicional poetik mbarëkombërar “Festat e Nëntorit”, është si një ditar, që nga viti në vit shfletohet, për t’i rikujtuar të parët tonë, që atdheun na e lan amanet, nga nëntorët e ikur për të arritur te nëntori i fundit dhe, dashtë Zoti, të më jep jetë, që ta festoj njëzetetetën e nëntorit të tretë e të them: Shqipnia u bë tamam si na e fali Zoti.

Hapjen e portretit letrarë për të nominuarin z.Daim Iljazi e bëri aktori i lindur për recitim, që me emërin që e ka, na e rikujton Komnadantin Legjendar, që e rikthej historinë nga e para, për t’u thënë barbarëve, se: kjo tokë ka të zotin e saj – shqiptarin, pra hapjen e portretit letrar e bëri Adem Jashari, duke i recituar disa poezi të poetit Daim Iljazi, kurse për veprimtarinë letrare si dhe, për kontributin në arsimimin e gjeneratave të nxënësve dhe, për karierën në diplomaci, foli z. Salajdin Saliu.

Ora poetike, filloi me poeteshën Flora Brovina e, më pas poezitë e tyre i recituan poetët dhe poeteshat nga mbarë trojet shqiptare.

Pasi festivali poetik “Festat e Nëntorit”, ka karakter garues, Juria në përbërje, nga: Ejup Ajdini – Kryetar

Daim Iljazi – anëtar

Adem Abdullahu – anëtar

Ndau edhe tre çmimet, si:

Daim Miftari çmimi parë – OENEUM I

Flora Brovina, çmimi i dytë – OENEUM II

Puntorije Ziba, çmimi i retë – OENEUM III

Më 13.11.2021, dyta e dytë e Festivalit poetik mbarëkombëtar “Festat e Nëntorit, u mbajtë në hapësirat e Teqes Harabati Baba, ku së pari poetët bënë homazhe para varrit të Mehmet Pashë Derallës dhe, para varrit të historiani Prof, Dr, Ali Vishko, duke vendosur buketa me lule, që gjithmonë të mbetën të lulëzuara siç mbetën edhe veprat e dy figurave kombëtare, që, sot pushojnë përjetësish mbrenda dheut të këtij monumenti historik, ku u bënë kuvendet më të mëdha kombëtare për pavarsinë e shtetit shqiptar, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit.

Mesdita poetike, ku fjalën kryesorë e kishin poetët e rinj, filloi te shadërvani, që njëherit është edhe simbolika e gurrës së atdhetarizmit shqiptarë, që dëshmon se dashuria për idealin e bashkimit dhe liribë e atdheut, kurrë nuk do të shteroj.

Mbyllja e manifestimit u bë, me një koktel rasti, duke i përcjellë edhe mysafirët, me shpresë se vitin e ardhshëm Festivali poetik mbarëkombëtar “Festat e nëntorit, do të jetë edhe më i bukur se këtë vit.