MEPSO: “VMRO-DPMNE të kërkojë falje, ekipi ynë juridik do të ndërmarrë masa”

E pas kësaj konference për media të VMRO-DPMNE-së, kanë reaguar nga MEPSO. I hedhin poshtë si të pabaza dhe tendencioze akuzat e partisë opozitare, e cila thotë se MEPSO ka shpenzuar 125 mijë euro për bileta avioni.


“Marrëveshja për blerjen e biletave të aeroplanit është një marrëveshje kornizë trevjeçare e nënshkruar në gusht të këtij viti dhe vlen deri në vitin 2024. Kjo do të thotë se në pajtueshmëri me këtë marrëveshje, do të paguhen udhëtimet që do të realizohen brenda këtyre tre viteve. Kërkojmë që partia VMRO-DPMNE menjëherë të kërkojë falje për akuzën tendencioze që e drejtoi sot, kurse ekipi ynë juridik në çdo rast do të ndërmarrë masa adekuate juridike në interes të mbrojtjes së reputacionit dhe imazhit të kompanisë”, thuhet në reagimin e MEPSO.