Lëvizja BESA mbajti mbledhjen e kryesisë, rikonfirmon qëndrimet

Lëvizja BESA sot mbajti mbledhjen e rradhës të Kryesisë Qendrore të partisë.

Sipas njoftimit partiak në këtë mbledhje të kryesisë u rikonfirmua pozicioni politik i Lëvizjes BESA se nga zgjedhjet e fundit lokale janë përmbushur objektivat e vendosura si janë fitorja në Komunën e Tetovës dhe Komunën e Zhelinës, poashtu me rreth 26.000 votat e fituara në zgjedhjet lokale rikonfirmoi edhe peshën politike të mandateve të deputetëve të fituara në zgjedhjet e vitit 2020.

Lëvizja BESA edhe njëherë shpreh shqetsimin e saj se me metodat e përdorura nga BDI si pjesë e pushtetit dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, është cënuar liria e votës dhe demokracia në vend.

Poashtu i bëjmë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA. Për këtë çështje kemi njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar në vend. Veprimet për cënim të integritetit profesional të deputetëve dhe presioni që po ushtrohet ndaj tyre është edhe një dëshmi se demokracia dhe veprimi i lirë politik në Maqedoninë e Veriut po vendohet në rrezik”, thekson komunikata Lëvizja BESA.