Kryetari i komunës së Haraçinës takon ministrin Nuredini dhe zv/ministrin Bushi

Sot kryetari i Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi priti në vizit Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrin e punëve të brendshme z. Nazim Bushi.


Në këtë takim u bashkëbisedua për projekete dhe çështje shumë të rëndësishme që e tangojn Komunën tonë.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjatë vizitës në komunën e Haraçinës ka diskutuar për sfidat e kryetarit të ri në fushën e mjedisit jetësor, si dhe mundësitë për përkrahje nga MMJPH.

Theks i veçantë iu kushtua zgjidhjes së problemit të kahershëm me kanalin e hapur, si dhe menaxhimit të mbeturinave, furnizimit me ujë, ujërave të zeza, por edhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë mjedis urban.