“Kryesia e Lëvizjes BESA e mërzitur”. A janë bërë “pishman” që dolën nga Qeveria?(FOTO)

Në një atmosferë të zymtë sonte kryesia e Lëvizjes BESA ka mbajtur mbledhjen e fundit për të diskutuar ngjarjet politike në vend. Siç shihen në fotografi ish ministri Arijanit Hoxha, deputeti Fadil Zendeli, ish drejtori Adnan Azizi dhe ish zv/ministri Arafat Shabani duken të mërzitur dhe nuk dihet ende nëse janë bërë pishman që nga efuoria e madhe gabuan ku më pas dolën nga qeveria. Dalja nga qeveria u bë si shkak i rreshtimit të gabuar me partinë “LEVICA” të Apasievit parti kundër NATO-s, kundër BE-së, kundër myslimanëve në Maqedoni, kundër gjuhës Shqipe, kundër Marrëveshjes së Prespës, Ohrit dhe kundër Kosovës për të rëzuar qeverinë ku vet bënin pjesë, qeverinë e cila futi Maqedoninë në NATO dhe qevrinë e cila pret të merr datën për BE-në.


Sipas njoftimit partiak në këtë mbledhje të kryesisë fajin e daljes nga qeveria ia hedhën BDI-së dhe LSDM-së e jo vetes.

“Lëvizja BESA edhe njëherë shpreh shqetsimin e saj se me metodat e përdorura nga BDI si pjesë e pushtetit dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, është cënuar liria e votës dhe demokracia në vend” thuhet në komunkatën e Lëvizjes BESA.

Gjithashtu Lëvizja BESA i bën apel BDI-së dhe LSDM-së të ndërpresin presionin ndj deputetëve të BESËS.

“Poashtu i bëjmë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA. Për këtë çështje kemi njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar në vend. Veprimet për cënim të integritetit profesional të deputetëve dhe presioni që po ushtrohet ndaj tyre është edhe një dëshmi se demokracia dhe veprimi i lirë politik në Maqedoninë e Veriut po vendohet në rrezik”, thekson komunikata Lëvizjes BESA.