Deputeti Kastriot Rexhepi në edicionin e sotëm të emisionit Click Plus ka shprehur bindjen e tij personale se vendi do të merr datë për bisedime me BE-në më 14 Dhjetor.


Sipas tij pas përkushtimit dhe përmbushjes së kritereve nga ana e Maqedonisë së Veriut e ka rradhën Bashkimi Europian të kryejë obligimin e saj dhe Republika e Bullgarisë të zhbllokojë medoemos rrugën europiane të vendit.

Sinjalet për këtë janë të fuqishme veçanërisht gjatë kësaj periudhe dhe Rexhepi vlerëson se asesi nuk duhej rrezikuar ky momentum i ri i perspektivës sonë europiane.