Ja së është dalja në Dibër deri në orën 9:00

Votimi në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dibrës zhvillohet pa probleme në të 27 vendvotimet e komunës, ku deri në orën 9 kanë votuar 2.5 për qind e votuesve të regjistruar. Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja deri në orën 9 të mëngjesit është më e lartë me 0,75 pikë përqindje.


“Deri në orën 9 të drejtën e votës e kanë ushtruar 480 qytetarë, që përbën 2.5% të totalit 19211 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë deri në ora 09:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 342 votues ose 1,75%”, informoi nënkryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve – Dibër, Jovanka Josifovska.