Indi, policia heton kontrabandën e marihuanës përmes ”Amazon”

Policia në Indi ka nisur hetimin mbi kontrabandën e marihuanës nëpërmjet platformës ‘Amazon’ dhe u ka kërkuar drejtuesve të gjigantit të tregtisë elektronike të paraqiten në gjykatë.


Dy persona u arrestuan dje në rrethin Bhind, në Indinë qendrore pasi u kapën me 20 kilogramë marihuana. Gjithashtu u zbulua se ata po përdornin shitësin me pakicë për të kontrabanduar marihuanën në shtete të ndryshme.

“Një arrestim tjetër ka të ngjarë të ndodh së shpejti. Këta kontrabandistë përdorën platformën ‘Amazon’ për të porositur dhe shpërndarë marijuanën që po transportohej nën petkun e gjetheve të thata të stevias dhe kerrit”, raportoi sot shefi i policisë së qarkut Manoj Singh.

“Shitjet e mbi 1 000 kg drogë me vlerë 148,000 dollarë dyshohet se janë kryer duke përdorur platformën ‘Amazon’ ku llogariten 384 transaksione të kryera në katër muajt e fundit”, shtoi ai.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Amazon tha se, kompania do të bashkëpunojë plotësisht me policinë, ndërkohe që po hetohej gjithashtu nëse kishte ndonjë shkelje nga ana e shitësit.