Gjinekologu italian: Bëj seks me mua që të shërohesh nga kanceri dhe infeksionet (VIDEO)

Një gjinekolog i njohur italian u thotë disa pacienteve se duke bërë dashuri me të zhduk rreziqet e virusit Papilloma (infeksion seksualisht i transmetueshëm) dhe kancerit për të përfituar prej tyre. Ky skandal u zbulua nga emisioni investigativ në Itali “Le Iene”, ku gjinekologu është filmuar brenda një dhome hoteli ku kërkonte të përfitonte duke krye marrëdhënie me një vajze të re.


Në kamerën e fshehtë të emisioni, gjinekologu‘diagnostikon infeksionin’ e një vajzës e cila ishte e shëndetshme dhe tregon se si shpëtoi disa gra dhe studentet e tij në të njëjtën mënyrë kur ishte profesor në universitet.

Vizita e Kryeministrit tonë në Itali është thjeshtë një retorikë, ashtu si dhe marrëveshja e njohjes së pensioneve
Në videon e bërë brenda një dhome hoteli, gjinekologu, pothuajse i zhveshur, duket së bashku me një gocë të re, që tenton ‘ta shpëtojë’ nga infeksionet dhe kanceri. Ndërkohë që në ato momente, në dhomë futet në dhomë gazetarja e emisionit investigativ që e demaskon.

Pas denoncimit të këtij rasti ka nisur edhe një hetim nga Shoqata e Mjekëve në Itali por edhe hetim penal nga autoritetet.