Një grua nga Maryland bleu për herë të parë një biletë për shortin e lotarisë Bonus Match 5 dhe fitoi një xhekpot prej 50 mijë dollarësh.


Gruaja 67-vjeçare u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se u ndal në dyqanin Cork & Bottle më 5 nëntor dhe vendosi të blinte biletën e saj të parë.

“Thjesht kisha një parandjenjë se duhet ta provoja. Është qesharake, thjesht po i thosha djalit tim se do të fitonim”, kishte deklaruar ajo.