Një foshnje ka lindur me bisht 12 centimetra me një ‘top’ të çuditshëm.


Ajo i habiti mjekët në spitalin e fëmijëve Albert Sabin ne Fortaleza të Brazilit, të cilët përfundimisht ia hoqën bishtin nga zona e vitheve.

Mjekët në Brazil konfirmuan se bishti i këtij fëmije nuk përmbante kockë, duke e bërë atë një ‘bisht vërtetë njerëzor’.

Testet para lindjes nuk kishin arritur të kapnin bishtin e fëmijës, por për fat të mirë një skanim me ultratinguj konfirmoi se ai nuk ishte i lidhur me sistemin nervor të fëmijës.

Kjo i lejoi kirurgët ta hiqnin atë, por ende nuk është e qartë nëse po i shkaktonte dhimbje foshnjës ose nëse prindërit kërkuan që t’i prehej bishti, shkruan DailyStar.