Dy ekspertë të mjekësisë ligjore do të udhëtojnë për në Sofje

Prokurori publik, Lubomir Joveski në një dalje për media bëri të ditur se dy ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore do të udhëtojnë për në Bullgari në mënyrë që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave dhe dorëzimi i tyre tek familjet.


“Nga nesër dy ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore do të udhëtojnë për në Sofje në mënyrë që të përshpejtohet procedura e identifikimit të viktimave dhe dorëzimi i tyre tek familjet”, tha prokurori publik Lubomir Joveski.