Telefonata të shumta kam pasur gjatë ditë nga familjarë të viktimave në tragjedinë në Bullgari, ka bërë të ditur në ClickPlus, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.


Ka sqaruar se informacionet që dëshironin t’i merrnin qytetarët ishin kryesisht për personat që kanë ndërruar jetë dhe që kanë shpëtuar në aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Kemi pasur raste të tilla sot gjatë ditës. Drejtpërdrejt kemi komunikuar me familjarët e tyre dhe gjithçka çfarë është dashur nga ana jonë u kemi dhënë përgjigjet e duhura”; tha Bushi.

I pyetur se çfarë kërkonin më së shumti qytearët, Bushi tha;

“Ndihma që kemi dhënë, ka qenë që të jepnim informacione të sakta rreth pasagjerëve që e kemi listën zyrtare nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë”.