Burri nga Lipjani s’e di ku e ka gruan që 11 ditë

Policia e Kosovës sot ka informuar se është zhdukur një grua nga Lipjani. Gruaja është larguar nga shtëpia nga data 03 nëntor.


“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.”, ka informuar policia e Kosovës.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.