BDI: Koalicioni Levica – Besa – Aleanca, qëllimisht dëmtoi rrugëtimin europian

“Shumica e pretenduar opozitare prej 61 deputeteve e përbërë nga Levica,Aleanca, Besa, VMRO dhe Alternativa shqetësoi qytetarët tanë, por edherajonin dhe aleatët tanë në Bruksel dhe Uashington.Kjo shumicë me të drejtë u cilësua nga mediat dhe qytetarët si antiNATO, anti SHBA, anti BE, por edhe kundër njohjes së Republikës sëKosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirëme Bulgarinë.Kjo skaudër ekzekutuese e perspektivës europiane dhe euroatlantike tëMaqedonisë së Veriut dëmtoi rëndë imazhin e vendit tonë dhe stabilitetininstitucional, por edhe kredibilitetin e procesit integrues.Nxitja e krizës dhe zgjedhjeve të parakohshme rrezikon drejtëpëdrejthapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian në Dhjetor të këtij viti.Avantura e kumbarëve të koalicionit Levica, Sela dhe Taravari bashkë meKasamin dhe Hoxhën, rrënon themelet e organizimit politik të shqiptarëvedhe aspiratat e tyre për barazi dhe integrim.Humbja e thellë në zgjedhjet lokale e të gjitha këtyre partive bashkë uaerrësoi arsyen duke i bashkuar për ta rrënuar BDI-në, por edhe më keq,për ta rrënuar të ardhmën europiane, marrëdhëniet ndëretnike dhendërfqinjësore si dhe të gjitha të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit” thuhet në komunkatën e BDI-së