Azerbajxhani vret 15 ushtarë armenë

Parlamenti armen njoftoi sot se 15 ushtarë armenë u vranë në përleshjet me forcat e Azerbajxhanit në kufi.


Më herët gjatë ditës, Armenia i kërkoi Rusisë që ta ndihmojë atë të mbrojë integritetin e saj territorial nga Azerbajxhani pas konfliktit, raportoi reuters.

Menjëherë para shpalljes së parlamentit armen, Ministria e Mbrojtjes Armene njoftoi gjithashtu se 12 ushtarë armenë ishin kapur.

“Intensiteti i përleshjes nuk u ul. Si rezultat i kundërpërgjigjeve të forcave armene, armiku pësoi humbje të mëdha në fuqi punëtore dhe u shkatërruan ose u dëmtuan rreth një duzinë automjete të blinduara. Humbje ka edhe pala armene. Po kryhen kontrolle dhe 12 ushtarë armenë janë kapur”, kanë njoftuar parlamenti armen.

Ndryshe, Armenia dhe Azerbajxhani janë në konflikt disa-vjeçar pasi te dyja pretendojnë se kanë të drejt të administrojnë rajonin Nagorni-Karabah.