Një baba i shurdhër ndau në rrjete sociale një nga momentet më prekëse që ka kaluar me vajzën e tij një vjeçare teksa ndodhej në një supermarket. Zack ndau një video në TikTok me të bijën, Madison ku e vogla duket se po përdor gjuhën e trupit për t’i treguar babait të saj se dëgjon një fëmijë duke qarë.


“Jam shurdh, por vajza ime po më dëgjon. Kjo është hera e parë që ajo përpiqet të jetë përkthyesja ime.”, ka shkruar ai krahas videos. Videoja prekëse u bë menjëherë virale pasi ka kaluar 37 milionë shikime, ndërsa ka tërhequr pëlqime dhe komente të panumërta.