Zyrtare/ Në pritje të Xavi Hernandez, Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm

Pas shkarkimit të Ronald Koeman, Barcelona tashmë është në kërkim të pasuesit të tij. Nëse nuk ka ndryshim të situatës, njeriu me fat do të jetë ish-mesfushori emblematik i klubit blaugrana, Xavi . Në pritje të rikthimit të tij zyrtar, Barça sapo ka zyrtarizuar, siç ishte planifikuar, emërimin e Sergi Barjuan si trajner i përkohshëm.


“FC Barcelona informon se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barça B, do të marrë përkohësisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Ky mision do të përfundojë sapo të emërohet trajneri i ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman. Presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta do të prezantojë Sergi Barjuan me ekipin e parë këtë pasdite përpara stërvitjes në Ciudad Deportiva”, thuhet në deklaratë.