Rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës dy persona janë hedhur nga dritarja e katit të tretë të një pallati në lgjen Astir të Tiranës, pasi banesa u përfshi nga flakët. Hava Osmenaj, rreth 62 vjeç dhe Klodjan Osmenaj rreth 36 vjeç janë derguar në spital, por gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. 36-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.