Zgjedhjet 2021/ Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, BDI e vetmja parti që pati ngritje

Kryediplomati Bujar Osmani, njëherit zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim në debatin e fundit në Alsat-M, ka nënvizuar ngritjen e BDI-së në vota dhe konfirmimin e qytetarëve se partia e tij është e vetmja që ka ofruar Agjendë konkrete. Sipas tij, qytetari ka ditur të bëjë dallimin dhe rezultat është mesazh i qartë.


“Nga katër partitë jemi e vetmja parti që ka shënuar rritje. Që është rezultat i trendit pozitiv, nuk kemi dal me fyerje me sharje, por kemi dal me Agjendë konkrete. Humbjen e madhe opozita e arsyeton me parregullsi, kurse epërsinë në disa komuna e arsyetojnë me fuqinë e tyre. Mesazhi i qytetarëve ka qenë se BDI është e vetmja që mund të realizon dhe e vetmja që ka ofertë konkrete për jetë më të mirë të njerëzve”, tha Osmani.