Zaev: Alternativa është parti serioze, ata nënvlerësohen nga Aleanca

Kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte është i ftuar në emisionin Click Plus në TV21. Gjatë emisionit Zaev komentoi edhe koalicionet mes partive politike për zgjedhjet lokale. Thotë se partia Alternativa është serioze, por ata nënvlerësohen nga Aleanca për Shqiptarët.


“Alternativa është parti serioze, por ata nënvlerësohen nga Aleanca për Shqiptarët”, tha Zaev në emisionin ClickPlus.

Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni sonte me fillim në ora 21:30 në Televizionin 21 dhe në rrjetin social Facebook.