Trefishohet numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi

Janë ulur rastet e reja me Covid-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3651 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve është 728.210.


-Ndërkohë kemi një përkeqësim të situatës për sa i përket fataliteteve numri i të cilave është trefishuar. Në 24 orët e fundit 63 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15770 vdekje.