Thaçi: Zaev bëri shumë që vendi të ecë përpara

Në emisionin ClickPlus në TV21, i ftuar është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.


Ai tha se Zoran Zaev ka sakrifikuar shumë që Maqedonia e Veriut të ecë përpara.

“Zaev tregoi guxim. Zaev tregoi një vizion për vendin. Bëri punë të mëdha në të mirë të shtetit por në dëm të tij. Nëse Zaev nuk merrte vendime të guximshme, do të kishte destabilizim në vend”, tha Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së.