Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin ClickPlus në TV21, i pyetur se në qoftë se fiton VMRO-ja me opozitën shqiptare, a do të kërkojë edhe Thaçi që të përfshihet në këtë koalicion që të ngelë në pushtet si deputet pas 1 nëntorit, u shpreh i sigurt që Aleanca me VMRO-në nuk do të fitojnë në zgjedhjet lokale, transmeton TetovaSot.

“Unë si deputet, un deputet vet kam fituar dhe prap fitoj, Trauku Fatmir, nuk fiton Aleanca me VMRO-në,” kështu i është përgjigjur Thaçi gazetarit të TV21./TS