Në debatin e sontëm mes Tetuta Arifit dhe Bilall Kasamit në emisionin ClickPlus përball gazetarit Fatmir Aliu, mund të vërehej agresiviteti dhe pasiguria e kandidatit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kurse nga ana tjetër Teuta Arifi mbeti e qetë dhe argumentuese.


Kasami kohë pas kohe sonte gjatë debatit për Tetovën, harroi se përballë përveç që ka një kundërkandidate, ajo parasëgjithash është edhe femër, grua, bashkëshorte dhe nënë.

Kasami në një moment devalvoi debatin duke përmendur dhe të birin e Teuta Arifit, për të cilën kjo e fundit ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë që nuk është etike dhe korrekte të përmendet fëmijët në një debat politik.