Nuk ka thëngjill për TEC Manastirin. Asnjë nga nëntë kompanitë që morën pjesë në tenderin e Elektranave nuk ofruan 900 mijë tonë qymyr që shteti kërkoi për termocentralin e Manastirit. Janë ofruar vetëm 300 mijë tonë. Për shkak të kësaj, së shpejti do të shpallet thirrje e re ndërkombëtare . Ndryshe nga TEC Manastiri, kompanitë ofruan 300 mijë tonë qymyr për termocentralin Osllomej, i cili është i mjaftueshëm për atë kapacitet. Oferta për tenderin dhanë kompanitë nga Kosova, Shqipëria, Rusia, Turqia dhe Bosnja, si dhe nga tre miniera në vend.

– Advertisements –

 “Në fazën e parë, u përcaktua që për Osllomein ofertat i plotësojnë kërkesat për sasitë e kërkuara, dhe më tej në fazën e dytë dhe të tretë, vazhdon vlerësimi i segmenteve të tjera të atyre ofertave. Për TEC Manastirin, ofertat nuk i plotësojnë plotësisht sasitë e kërkuara, pra nuk ofrohen sasi të mjaftueshme të thëngjillit. “- pohoi VASKO KOVAÇEVSKI -DREJTORI I EMV-së .

 Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut nuk sqarojnë nëse vendi mund të përballet me mungesa të energjisë elektrike për shkak të përsëritjes së tenderit për Manastirin, sepse ky termocentral prodhon deri në 70 për qind të sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike në vend. Nëse do të kishte sasi të mjaftueshme, edhe blloku i tij i tretë do të mund të vihej në funksion. Përndryshe, vendimin për të ndërhyrë në prokurimin e 1.2 milion ton qymyrit me qëllim të ngritjes së nivelin maksimal të prodhimit të energjisë elektrike vendore, dhe zbutjen e goditjes së krizës energjetike, shteti e mori rreth 20 ditë më parë. Ndërkohë, çmimi i energjisë elektrike për megavat-orë në bursat botërore arrin 200 euro, që është tre herë më i lartë se në fillim të vitit.