Teatri Shqiptar i Shkupit ka shprehur ngushëllime për ikjen nga jeta të regjisores nga Kosova, Burbuqe Berisha.

“Të prisnim të punojmë bashkë në vitin që vjen. “Globi është duke kaluar një situatë të rënduar shëndetësore dhe sociale, andaj komedinë e konsideroj si shumë të nevojshme. “ – na the derisa vendosnim për projektin e 2022. Sëmundja fare s’të kishte prekur dëshirën dhe entuziazmin për punë. Sot na trondite! Teatri ynë humbi një mike, bota e artit humbi një veprimtare të pashoq!Të pastë shpirti dritë, Buqe! Do të jetosh në veprat që le pas!Ngushellime familjes, të afërmve, kolegëve dhe publikut!”, shkruan në telegram ngushëllimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit, transmeton TV21.

Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë papritmas në Ministrinë e Kulturës në Kosovë./TV21