Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie, thirret në polici banori nga Gostivari

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Stacionin policor të Gostivarit, është thirrur personi E.J. (44) nga Gradeci i Gostivarit, duke vepruar në bazë të denoncimit se në mbrëmjen e 17/18 tetorit, rreth orës 21:00, gjatë festës me armë zjarri ka qëlluar përpara selisë së një partie politike në Negotinë të Pollogut. Është kryer inspektim nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar. Në vendin e raportuar janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy gëzhoja plumbi kurse prej personit E.Ј. gjithashtu për ekspertizë është konfiskuar edhe një pistoletë që e posedonte me licencë./TV2