Shteti Islamik (ISIS), i cili kohët e fundit ka vënë në shënjestër komunitetin shiit në Afganistan, ka marrë përgjegjësinë për një sulm të dytë me dhjetra viktima, në më pak se një javë.


Provinca Kunduz u la në gjak, ku të paktën 50 persona u vranë. Kufomat ishin shtrirë në tokë brenda xhamisë shkaktuan një tronditje globale.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur më shumë se 100 të plagosur nga shpërthimi në qytetin verior të Afganistanit.