Në nëntë muajt e këtij viti në territorin e SPB Tetovë janë përgatitur gjithsej 15.511 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje (TE-11.663 dhe GV-3878) për lloje të ndryshme të shkeljeve të zbuluara, gjegjësishtë konstatuara në trafik.

Ky numër është për dy herë e gjysë më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Për shkak të mangësive të konstatuara, nga kontrollet e rregullta, aksione apo aktivitete tjera të trafikut janë përjashtuar nga trafiku 3527 vozitës (TE-2911 dhe GV-616), si dhe 1694 automjete (TE- 1362 dhe GV-332), në periudhën në fjalë, janë konfiskuar përkohësisht 565 patentë shoferë (TE-503 dhe GV-62), kurse nga trafiku janë përjashtuar 338 shoferë të cilët kanë qenë nën dikim të alkoolit (TE- 271 dhe GV-67)”.

“Kundërvajtja më e shpeshtë në komunikacion në nëntë muajt e fundit në këtë zonë
ka qenë sërish shpejtësia e parregulluar sipas kushteve të rrugës, gjithsej 4536 (TE-3719 dhe GV- 817), pastaj mos respektimi i të drejtës së përparësisë së kalimit (TE- 46 dhe GV-219), drejtimi nën ndikimin e alkoolit (TE-234 dhe GV-22), që në fakt ishin shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve dhe veçanërisht ato me pasoja më të rënda”, thonë nga SPB Tetovë.