Shmid: Të zbatohen rekomandimet e OSBE-së

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid, tha se lufta kundër korrupsionit ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse prania e tij  ndikon negativisht në shumë sfera në vend. Shmid tha se misioni është duke bashkëpunuar më Komisionin kundër korrupsionit për shumë çështje, si korrupsionin mjedisor, duke shtuar se motivojnë ministrin e brendshëm që të  depolitizojë dhe profesionalizojë policinë në mënyrë që uniformat të ofrojnë shërbimin më të mirë për qytetarët. Shmid këto deklarata i bëri në takimin me Ministrin për Punë të Jashtme Bujar Osmani, gjatë vizitës së saj në Shkup. Në këtë takim u diskutua edhe përgatitjet e Maqedonisë së Veriut për të kryesuar me OSBE-në në vitin 2023.


– Advertisements –

Një problem tjetër që prek të gjithë është edhe trafikimi i qenieve njerëzore, një problem që u përkeqësua gjatë krizës së KOVID-it, lidhet me krimin e organizuar dhe ne bashkëpunojmë me shumë vende për këtë çështje. Kjo nuk është një çështje që vetëm një vend mund ta zgjidhë”, tha Shmid.