Kemi rikthyer paqen, të përbashkëtën dhe qetësinë në Shkup dhe Shkupi më në fund është bërë qytet për të gjithë, tha kandidati për kryetar komune nga LSDM-ja, Petre Shilegov në një paraqitje të ftuar në televizionin “Sitel”.


Ai shtoi se është investuar në infrastrukturë në të gjitha pjesët e qytetit dhe se tani është e rëndësishme të mbrohet bërthama qendrore dhe të krijohet një zonë e re zhvillimore në pjesën veriore.

“Shkupi është viktimë e PDU-së së vitit 2012, e sjellë nga të njëjtët njerëz që tani janë pas Arsovskës dhe PDU-i i ri në vitin 2022 nuk duhet të mbahet nga të njëjtët. Në të njëjtën kohë, ngacmimet, bërja e listave dhe kërcënimet me burg duhet të lihen pas. Në këto katër vite nuk kemi pasur zënka mes fëmijëve në autobusë. Paqja dhe qetësia janë rikthyer”, tha Shilegov, duke shtuar se Shkupi nuk është qytet i VMRO-së, por qytet i të gjithë qytetarëve.

Sipas tij, Shkupi është një qytet që nuk duhet të ndalet së ecuri përpara dhe, siç thotë ai, qytetarët e kanë kuptuar në periudhën ndërmjet dy rretheve zgjedhore.

“Të dielën pres bashkim me qytetarët”, përfundoi Shilegov.