SHBA, 2 të vrarë në një sulm me armë në një qendër tregtare

Të paktën 2 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë përfshirë një polic janë plagosur në një sulm me armë në një qendër tregtare në shtetin Idaho të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).


Në një konferencë për media, Drejtoria e policisë së qytetit Boise njoftoi se 2 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë përfshirë një polic janë plagosur në një sulm me armë. “Një person në orën 01:50 sipas kohës lokale ka hapur zjarr në qendrën tregtare ‘Boise Towne Square’ e cila është një prej qendrave tregtare të rajonit”, tha Drejtoria e policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar.