Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ClickPlus përballë gazetarit Fatmir Aliu sonte pranoi se partia e tij ka humbur zgjedhjet lokale, me theks të veçantë në Tetovë.


Gazetari Aliu kishte një pyetje të drejt për drejtë për kryetarin e Aleancës, Ziadin Sela ky u pyet shkurt dhe qartë: PSE HUMBËT NË TETOVË?

“Nuk i kemi bërë analizat akoma sepse e kemi lënë që të merremi me këto komuna ku shkojmë në raundin e dytë, natyrisht se pas zgjedhjeve duhet bërë një analizë e thuktë dhe e mirëfilltë sidomos për Tetovën, pasi që është një ndër komunat ku ne vërtetë kemi pësuar një humbje të thellë, nuk kanë qenë këto pritshmëritë tona, por do të duhet analizuar,” është shprehur Sela në ClickPlus.