Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ClickPlus përballë gazetarit Fatmir Aliu sonte ka akuzuar degën e Tetovës të Aleancës për Shqiptarët për humbjen në zgjedhjet lokale.

Sela gjatë këtij emisioni zbuloi se brenda degës së Tetovës dhe atij personalisht ka pasur përplasje, kurse kandidatit të ASH-së për Tetovën nuk ia përmendi as emrin!

ClickPlus: Ku gabuat z. Sela? Ishte kandidati, ishte…?”

“Në demokraci brenda për brenda partisë jam munduar që vazhdimisht ta promovojë këtë, mos të keni asnjë dilemë se në Tetovë, në kuvendin e degës së Tetovës është votuar ndërmjet dy kandidatëve, kuvendi i degës së Tetovës vendosi ndërmjet dy kandidatëve dhe u vendos për kandidatin në fjalë, por përsëri e them do të ngelet pjesa e analizës të cilën do të duhet ta bëjnë strukturat partiake pas zgjedhjeve.”